E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: 100 familje, ndihma ushqimore per 6 muaj

Luljeta Ndoka

Njeqind familje ne nevoje te kryeqytetit, te cilat marrin trajtim ne qendra sociale te ngritura nga Bashkia e Tiranes do te perfitojne per 6 muaj pako ushqimore. Kesaj iniciative iu pergjigj pozitivisht nje banke, e cila financoi kete projekt, i cili si fillim do te mundesoje pako ushqimore per 100 familje deri ne muajin tetor. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i pranishem ne ceremonine e shperndarjes se pakove te para ne qendren sociale te Kombinatit, u shpreh i vetedijshem se kjo nuk eshte e mjaftueshme, por ne te njejten kohe shprehu besimin se realizimi i projekteve, te cilat kane nisur te marrin jete dhe kthimi i besimit te bizneseve tek Tirana, do te permiresoje jeten e qytetareve te Tiranes. "Une e di qe kjo nuk eshte e mjaftueshme, une e di qe ju prisnit me shume dhe natyrisht meritoni shume me shume. Bashkia e Tiranes eshte e angazhuar, per te permiresuar jeten e cdo qytetari ne kryeqytet. Duke qene te vetedijshem, se kjo nuk eshte e lehte dhe as nuk mund te realizohet ne nje dite, ne kemi vene fort theksin dhe kemi perqendruar fokusin tone, tek nxitja e punesimit. Une kam shprese dhe besim te madh, se projektet tona te cilat do te nisin realizimin shume shpejt, por dhe kthimi i vemendjes se biznesit vendas dhe te huaj tek Tirana, do te mundesojne hapjen e mijera vendeve pune", - tha Basha. Ne diten e shpallur nga "Alpha Bank" si dite e vullnetarizmit, Basha u beri apel edhe bankave e bizneseve te tjera te Tiranes te shpallin nje dite vullnetarizmi dhe te ndihmojne familjet ne nevoje. "Ne kete dite te vullnetarizmit, dua t'u bej thirrje te gjithe bankave te nivelit te dyte, bizneseve te Tiranes, qytetareve te Tiranes te shpallin nje dite vullnetarizmi dhe te ndihmojne familjet ne nevoje te kryeqytetit. Tiranes nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurre shpirti i humanizmit, prandaj une kam besimin se se bashku, ne do te ndihmojme gjithkend qe ka zgjedhur te ndertoje te ardhmen ne kete qytet, ne do t'ia dalim qe endrrat tona t'i shnderrojme ne realitet", - tha kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ai tha se 100 familjet qe u pajisen dje me pako ushqimore do te perfitojne per periudhen 6-mujore maj-tetor 2012. Duke perparesuar ne njerin krah me punesimin dhe ne anen tjeter me fytyren humane te qytetit tone, t'i japim cdo qytetari te Tiranes, te vjeter apo te ri, qe ka zgjedhur Tiranen si qytetin e shpreses se tij, te avancoje me plotesimin e endrrave te tij, te saj apo te femijeve te tyre", - perfundoi kryebashkiaku Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›