Provimi i licencave per mesuesit, keshilla se si te mos "digjen" Luljeta Ndoka
Publikohet udhezimi per provimin e shtetit per te gjithe mesuesit qe duan te pajisen me licence. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, pasi ka publikuar te gjitha keshillat, udhezimet, cfare duhet te bejne e cnuk duhet te bejne mesuesit, terheq vemendjen qe ata qe nuk arrijne te shpallet kalues ne provim, nuk do te mund te aplikojne per vendet e lira te punes. Sipas Ministrise se Arsimit dhe Shkences, provimi i shtetit zhvillohet ne tetor te ketij viti dhe per hartimin e tij jane angazhuar rreth 50 pedagoge te shkollave te larta qe do te hartojne Fondin e Pyetjeve per rreth 15 lende. Per cdo lende parashikohet te hartohen rreth 2000 deri ne 3000 pyetje. Vecoria e ketij provimi eshte se, per cdo mesues pavaresisht nga lenda, nje pjese e tezes do te jete drejtshkrimi dhe pergatitja didaktiko-pedagogjike. Pjesa tjeter do te jete nga lenda ose lendet ku kandidatet japin mesim, e ndare kjo ne 40 per qind me 60 per qind. Provimi do te organizohet ashtu si dhe provimet e tjera te shtetit per profesionet e rregulluara ne menyre digjitale Ne provim do te marrin pjese vetem kandidatet qe jane vleresuar pozitivisht ne praktiken profesionale nga komisionet e shkollave dhe drejtorive arsimore rajonale. Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, vetem mesuesit qe kalojne me sukses Provimin e Shtetit, do te kene te drejte te aplikojne per vendet e lira te punes ne shkollat e rretheve te ndryshme te vendit. Ky eshte nje standard i ri qe synon rritjen e cilesise se pergatitjes se mesuesve te rinj. Sa i perket programit te pjeses pedagogjike, qe do te kete 40 per qind peshe ne vleresim, ai do te bazohet ne kompetencat kryesore qe duhet te zoteroje nje kandidat per mesues ne formimin e tij te pergjithshem. Ne program do te paraqiten sipas linjave perkatese kompetencat, te cilat perfshijne njohurite, aftesite dhe qendrimet qe kerkohen te arrihen nga mesuesit e rinj, ne perfundim te provimit te shtetit ne lidhje me nje sere elementesh. Behet fjale per zhvillimin e kurrikules se arsimit parauniversitar, metodat e mesimdhenies dhe mendimi kritik, aftesite nderkurrikulare, vleresimin e nxenesve, te nxenit dhe menaxhimin e klases, psikologjine e zhvillimit, komunikimin dhe etiken ne shkolle si dhe drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Programi do te hartohet nga grupi i punes se Shkencave Sociale dhe Gjuhe-Letersise. Ky program do te permbaje edhe literaturen qe duhet te perdore kandidati per realizimin e ketij programi. Ndersa per programin e pjeses profesionale, mesuesi do te testohet per konceptet kryesore me te cilat operon lenda perkatese. Behet fjale per interpretimin e lidhjeve shkak-pasoje midis proceseve e dukurive qe trajton kjo lende, lidhjen midis njohurive te lendes me njohurite e disiplinave te tjera brenda fushes ose jashte saj si dhe lidhjen e shembujve te njohurive te kesaj lende me situata te jetes reale. Programi do te hartohet sipas lendeve te percaktuara ne urdhrin e ministrit. Ky program do te permbaje edhe literaturen qe duhet te perdore kandidati per realizimin e ketij programi.
Peshat qe do te kete ne test secila nga linjat:
Zhvillimi i kurrikules se arsimit parauniversitar 6%
Metodat e mesimdhenies dhe mendimi kritik 6%
Aftesite nderkurrikulare 4%
Vleresimi i nxenesve 5%
Te nxenit dhe menaxhimi i klases 5%
Psikologjia e zhvillimit 4%
Komunikimi dhe etika ne shkolle 5%
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe 5%
Totali 40%
Ana profesionale
Niveli baze (njohes + te kuptuarit) 24%
Niveli mesatar (zbatim + analize) 24%
Niveli i larte (sinteze + vleresim) 12%
Totali i pjeses se dyte 60%
Si do te zhvillohet provimi, organizimi nga ana teknike
Provimi i shtetit per mesuesit do te zhvillohet ne menyre digjitale. Per te shmangur gabimet ne pergatitjen e testeve MASH rekomandon qe gjate pergatitjes se fondit te pyetjeve dhe vecanerisht gjate pergatitjes se testeve te zbatohen me pergjegjesi disa kerkesa. Kerkohet qe shkrimi te kete font "Times New Roman", madhesia e shkronjes 12 pt. Fontet "Italic", "Bold" ose "Underline" te perdoren vetem kur eshte e nevojshme te dallohet apo te theksohet dicka. Midis fjaleve te behet vetem nje hapesire boshe (te shmangen plotesisht hapesirat e panevojshme midis fjaleve). Shenjat e pikesimit, kllapat dhe thonjezat te shenohen ngjitur me fjalen e fundit te fjalise dhe pastaj te behet nje hapesire boshe. Te mos perdoret "Enter" per ndarjen e rreshtave ne fund. "Enter" te perdoret vetem ne ndarjen e paragrafeve (kur duam te kemi kryeradhe). Te shkruhen sakte shkronjat "e" dhe "c". Per pyetjet me alternativa, shkruhet pyetja, jo bold, jo italic, jo me vije, pervec pjeseve te saj qe duhen te tilla.
Disa porosi per te mos ngaterruar mesuesit gjate dhenies se pergjigjeve
Sipas Ministrise se Arsimit, struktura baze e ketyre pyetjeve ka dy pjese: Tema qe mund te jete nje pyetje e drejtperdrejte ose nje pohim i paplote, nje grup pergjigjesh te mundshme ose alternativash, nje prej te cilave eshte pergjigja e sakte (celes) dhe pergjigjet e pasakta (hutueset). Ekspertet e Ministrise se Arsimit keshillojne qe kur te hartohet struktura e pyetjeve, pyetja ose pohimi duhet te prezantohet qe ne fillim, si dhe duhet te kene vetem nje kuptim. "Gjerat e parendesishme nuk duhen testuar, ndersa fjalet e panevojshme duhet te hiqen", - keshillojne ekspertet, ne menyre qe mesuesve qe do te testohen, te mos u veshtiresohet marrja e provimit. Nga ana tjeter, celesi duhet te siguroje pergjigjen korrekte. Gjithashtu, porosia e MASH eshte qe pyetjet e ketij tipi te ndertohen me 4 alternativa. "Alternativat duhet te kene gjatesi te njejte dhe duhet te jene homogjene", - thuhet ne paketen e keshillave te Ministrise se Arsimit. Nga ana tjeter, konstatohet se rendesi kane shenjat e pikezimit dhe renditja e alternativave sipas rendit alfabetik. "Shmangni perdorimin e te njejtave fjale ne teme dhe alternativa. Pyetjet me alternativa vleresohen dhe njesohen me nje pike, pavaresisht nivelit te veshtiresise", - vijon Ministria e Arsimit. Pyetjet me zgjedhje perdoren per te testuar aftesine per te mbajtur mend, percaktuar, riorganizuar, shpjeguar, aftesine per te interpretuar informacionin, pergjithesuar etj., aftesine per te zbatuar, llogaritur, klasifikuar, zhvilluar, organizuar, transferuar etj., si dhe aftesine per te bashkuar, lidhur, prodhuar, formuluar, argumentuar, gjykuar, krahasuar, vleresuar.