E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronald Regan, kolosi i Luftës së Ftohtë Lindje-Perëndim

24-08-2011 / Nga Diana Skrapari

Ronald Regan ka qene Presidenti i 40-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes (1981-1989), dhe Guvernatori i 33-te i Kalifornise (1967-1975). Ai mbaroi mandatin e dyte si President ne vitin 1989. Më 1994, ai deklaroi se ishte i prekur nga semundja e Alzheimer-it dhe vdiq ne 5 qershor 2004, ne moshen 93-vjeçare. Ne sondazhet e opinionit ai ze nje vend te larte klasifikimi si President i SHBA-se.
Presidenti Regan, ne daten 12 qershor 1987, afer Murit te Berlinit, i drejtohet Gorbaçovit: “Sekretar i pergjithshem, nese kerkoni paqe, nese kerkoni prosperitet per Bashkimin Sovjetik dhe Evropen Lindore, nese kerkoni liberalizem, ejani ketu afer kesaj porte! Zoti Gorbaçov, shkaterrojeni kete mur!
Regani ishte Presidenti i pare amerikan qe deklaroi para Parlamentit Britanik se marksizem-leninizmi duhet te lihet ne “koshin e historise” ose me sakte ai deklaroi ne daten 2 qershor 1982 se “marshi perpara i lirise dhe demokracise do ta leje marksizem-leninizmin ne koshin e historise”. Ne 3 mars 1983,ai parashikoi se komunizmi do te humbte duke thene se “Komunizmi eshte nje kapitull i trishtushem dhe i çuditshem i historise njerëzore, faqet e fundit te te cilit po shkruhen tani”. Ne nje fjalim te dhene ne National Association of Evangelicals më 8 mars 1983, Regani e quajti  Bashkimin Sovjetik “Perandorinë e djallit”. Pasi sovjetiket rrezuan nje avion pasagjeresh te Korean Airlines më 1 shtator 1983, qe kishte 269 pasagjere, Regani e quajti kete “nje masakër” dhe deklaroi se sovjetiket jane “kunder botes dhe mesimeve morale qe udheheqin marredheniet njerezore kudo ne bote”. Administata Regan iu pergjigj ketij akti duke pezulluar te gjithe fluturimet e avioneve te pasagjereve sovjetik dhe anuluan shume marreveshje tregtare me sovjetiket. Ne mars 1983, Regani paraqiti Strategic Defense Initiative (Iniciativa e mbrojtjes strategjike), nje projekt-mbrojtje qe do te perdorte sistemet tokesore dhe te hapesires per te mbrojtur SHBA-ne nga sulmet e raketave stategjike nukleare balistike. Juri Andropov, qe ishte Sekretari i Pergjithshem i Bashkimit Sovjetik mendonte se kjo politike do ta vinte “te gjithe boten ne rrezik”. Ndersa David Gergen, ish-asistenti i Ronald Reganit, mendon se kjo politike shpejtoi fundin e luftes se ftohte. Ne fillim te viteve’80, Bashkimi Sovjetik kishte nje arsenal armatimi qe e kalonte ate te SHBA-së. Por, SHBA-ja kishte nje superioritet per faktin se armet qe kishte ishin me cilesore. Pasi, Presidenti Regan ndermori masa per shumimin e armatimeve te SHBA-se, Bashkimi Sovjetik nuk mundi te arrinte kete nivel armatimi. Arsyeja e vertete ishte se Bashkimi Sovjetik kishte nje ekonomi te bazuar mbi planifikimin dhe bujqesine e kolektivizuar dhe shpenzimet ushtarake u bene nje barre e rende per ekonomine e ketij vendi. Ne te njejten kohe, administrata Regan bindi Arabine Saudite te rriste prodhimin e naftes, qe rezultoi ne nje rritje te çmimeve te naftes ne 1985 me nje te treten e nivelit te meparshem. Nafta ishte burimi kryesor i te ardhurave te Bashkimit Sovjetik.
Regani dhe aleatet e tij ne boten perëndimore deshironin nje ofensivë te lirise. Presidenti  Regan kerkonte nje fushate botërore ne favor te demokracise per te mbeshtetur «Revolucionin demokratik qe te gjente forca te reja”. Kjo shenonte nje orientim te ri te luftes se Perendimit kunder komunizmit dhe perbente manifestin e doktrines Regan - krejt kunder me doktrinen Brezhnjev - sipas se ciles Perendimi s’ka braktisur vendet ku komunizmi eshte vendosur me force.
Ne vitin 1989, Regan mbaroi mandatin e tij te dyte si President i SHBA-se. Margaret Theçer, qe ishte nje mbeshtetese e politikes se tij, i dergoi kete leter ku i thoshte: “Ju keni  qene nje President i madh, nje nga me te mëdhenjte, sepse ju keni misheruar gjerat me te mira te SHBA-se. Besimi juaj, bindjet tuaja shkelqyen mbi gjithçka qe bete. Dhe miresjellja juaj ishte karakteristika e gentleman-it te vertete. Ju keni qene nje shembull dhe frymezim per te gjithe ne”.
Presidenti Regan vdiq ne 5 qershor 2004. Vendet e Evropes Lindore do t’i jene mirenjohes ketij kolosi te luftes se ftohte. Ai ka lene nje pasuri te madhe politike dhe fjalet qe ai mbajti ne Londer ne muajin qershor 1988 do te mbeten te paharruara: “Ne e vendosim besimin tone ne nje ligj suprem…ne mendojme qe gjithe njerezimi eshte i destinuar, jo te cnderohet nga shteti  i plotfuqishëm, por te jetoje me imazhin dhe shëmbëllimin e Atij qe na krijoi”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›