E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho: Milani është shtëpia ime


Ronaldinho thotë se ai është shumë i lumtur në San Siro dhe nuk mendon të largohet nga Milani, pavarësisht spekulimeve.

Ish-lojtari i Barcelonës këtë sezon është në një formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Leonardo dhe është një prej më meritorëve që Milani është vetëm katër pikë prapa Interit.

"Kurrë nuk kam menduar për largim nga Milani. Në asnjë moment nuk menduar për diçka të tillë. Që kur u prezantova në San Siro si lojtar i ri i Milanit, e dija se këtu është shtëpia ime. Dhe nuk mendoj të largohem nga këtu", ka thënë Ronaldinho për "La Gazzetta dello Sport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›