Fundajva e legjionarëve në Ukrainë

www.albania-sport.com - Krivbasi humbi 1-0 me Dinamon e Kievit, kryesuesen e kampionatit ukrainas (gol i Vukojeviç 69’), por nga futbollistët shqiptarë luajti vetëm Ansi Agolli minuta të plota, ndërkohë që Dorian Bylykbashi hyri në lojë me fillimin e pjesës së dytë, por duke u zëvendësuar sërish në minutën e 63-të për shkak të një dëmtimi. Krivbasi vazhdon të jëtë i fundit në renditje: 7 pikë në 17 ndeshje. Të dielën Vorskla e kosovarëve Curri, Dallku e Januzi luan në transfertë kundër Shahktar Donetskut, ndërsa Zarja e Parid Xhihanit kundër Dnjeprit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili