E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brixh hakmerret ndaj Territ

www.albania-sport.com - Uejni Brixh u hakmor ndaj Xhon Territ pasi Mançester Siti i tij shkërmoqi Çelsin e mbetur me nëntë lojtarë në fitoren madhështore 4-2 në “Stamford Brixh”.

Pasi nuk përfilli shtrëngimin e duarve me Xhon Terrin në ritualin e përshëndetjes në rreshtimin e skuadrave përpara fillimit zyrtar të ndeshjes, Brixh – i cili hoqi dorë nga vendi i tij në Kombëtaren e Anglisë pas sex-skandalit të Territ me ish-të fejuarën e tij, Vanesa Peronsel, - luajti një rol të dorës së parë në fitoren e Sitit në humbjen e parë të Çelsit në shtëpi pas 38 ndeshjesh, qysh kur Arsenali fitoi në “Stamford Brixh” në nëntor të vitit 2008.

Frenk Lampard i dha avantazhin liderve të Premier Ligës në minutën e 42-të, por Karlos Tevez barazoi një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë falë një gabimi të kryer nga Teri dhe portieri Hilario.

Kreig Belami realizoi për miqtë në minutën e 51-të me një gjuajtje nga një kënd i vështirë e që mund të shmangej nga Hilario.

Tevez shënoi golin e tij të dytë nga pika e penalltisë pas një faulli të Huliano Beleti të ndëshkuar me karton të kuq ndaj Gereth Berit në minutën e 76-të. Pesë minuta më pas me kartonin e kuq u ndëshkua edhe Mikael Balak.

Kreig Belami i vodhi një top Çelsit të “plagosur” duke shënuar golin e katërt në minutën e 87-të, përpara se Lampard me golin e tij nga pika e bardhë në minutën e 90-të reduktoi deficitin.

Çelsi është tani në krye me vetëm një pikë më shumë se Mançester Junaitid, ndërkohë që Siti u ngjit në vendin e katërt duke lënë pas Totenhemin.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›