Pato fans i futbollit anglez
Alexandre Pato thotë se edhe pse është i lumtur te Milani, ai është një fans i madh i futbollit anglez.
Braziliani erdhi në Milan kur ky klub drejtohej nga Carlo Ancelotti. Por pas largimit të këtij të fundit në Chelsea, mediat vazhdimisht kanë spekuluar se Pato mund ta ndjekë atë.
"E ndjek shumë futbollin anglez dhe Ancelottin. Trajneri më solli në Milan, tani ai është te Chelsea dhe unë e dua Londrën", ka thënë Pato, i cili megjithatë thotë se për momentin do të vazhdojë të jetë futbollist i Milanit.