E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho e sulmon Ancelottin

Ylli i Milanit, Ronaldinho ka kritikuar ish trajnerin Carlo Ancelotti, duke theksuar se arsyeja e ringjalljes së tij në muajt e fundit është besimi i treguar nga trajneri aktual Leonardo. Braziliani ka ngritur shkallën e paraqitjeve të tij në periudhën e fundit dhe tani është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Pas transferimit për 14.5 milionë funta nga Barcelona më 2008, dy herë fituesi i çmimit të futbollistit më të mirë në botë bëri paraqitje të kufizuara në ekip nën drejtimin e Ancelottit. Mirëpo, pas kalimit të këtij të fundit në Chelsea, ai ka filluar të jep shkëlqimin e pritur dhe ka fajësuar Ancelottin për vështirësitë e kaluara.

Çka më ka ndërruar pas ardhjes së Leonardos në vend të Ancelottit ? Tani jam duke luajtur, tha ai për magazinën zyrtare të Milanit Forza Milan.

Jam adaptuar më mirë në futbollin italian, e flas gjuhën, ndihem më mirë fizikisht dhe në mendjen time jam më i lirë, shtoi ai. Ronaldinho ka lavdëruar trajnerin e ri Leonardo.

Jam përshtatur mirë me Leonardon dhe jam i lumtur, edhe pse kohë pas kohe ai më zëvendëson para përfundimit të ndeshjeve. Puna me të më stimulon. Ai është entuziast nga natyra dhe sjell energji tek ne. Ai është trajner i përgatitur dhe do të dëshmojë se klubi ka bërë zgjedhje të duhur me angazhimin e tij, përfundoi Ronaldinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›