KEK-u se ndali rrymën

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), përmes një njoftimi, ka hedhur përgjegjësinë pse disa lokalitete mbetën në terr të dielën, në kohën kur veç duhet të fillonte numërimi i votave.
Ndonjë ndërprerje eventuale ka mundur të vijë si pasojë e instalimit të brendshëm, e assesi për shkak të ndërprerjeve nga KEK-u, thuhet në njoftim.
Të dielën, kjo korporatë pohon se të gjitha kategoritë ka furnizuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Ky furnizim është arritur nga prodhimi vetanak dhe importit.
Të hënën, KEK-u ka pasur në prodhim dy njësi të TC Kosova A një nga Kosova B dhe Hidrocentralin e Ujmanit, që kanë dhënë 555 megavate në orë. Ndërkaq, nga importi ka pasur mundësi të sigurojë nga 70-320 megavate në orë.
Për të evituar mbingarkesat eventuale në rrjet, korporata apelon që qytetarët ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.