E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho transferohet tek Gremio

Kalimi i Ronaldinho-s për tek klubi brazilian i Gremio-s u konkretizua disa minuta më parë, informoi e përditshmja italiane sportive “La Gazzetta dello Sport”.

Në orët e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi. Ish-fituesi i Topit të Artë zgjidhi skuadrën ku u formua përpara gjigantëve brazilianë të Palmeiras e Flamengo apo mundësisë për të qëndruar në Europë në radhët e Paris SG e Blackburn-it.

Në një deklaratë të mesditës së sotme, presidenti i Milan-it, Silvio Berlusconi sqaroi se pas vendimit të klubit për ta shitur qëndron mungesa e dëshirës së brazilianit për t’u stërvitur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›