Zgjedhjet Thaci takon De Marnhac

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar sot një takim me shefin e misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, me të cilin ka diskutuar për situatën politike.
Sipas mediave kosovare, Thaci ka vlerësuar klimën në të cilën është zhvilluar rivotimi, i cili sipas tij plotësoi standartet demokratike.
Ndërsa De Marnhac, nga ana e tij ka vlerësuar me nota pozitive aspektin e sigurisë gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Drenas, Decan e Skënderaj.
Ndër të tjera, Thaci dhe De Marnhac kanë vlerësuar si të domosdoshëm vazhdimin e bashkëpunimit mes qeverisë kosovare dhe EULEX për kapërcimin e sfidave të shtetit të ri.