E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofertë nga Premierliga

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 17:15

Diego Maradona muajin e ardhshëm do të udhëton drejt Londrës për të vlerësuar një ofertë nga një klub i Premierligës.

Dy të përditshmet argjentinase La Nacion dhe Clarin cituan Maradonën dukë thënë: “Në shkurt do të shkoj në Angli për të vlerësuar një ofertë. Nëse ajo më bind, do të punoj atje”.

Maradona 50 vjeç, nuk ka bërë të ditur emrin e klubit për të cilin bëhet fjalë. Ndërsa, Clarin citoi burime të afërta me Maradonën që thanë se ishte Fulham.

“E di se një ditë do të jem përsëri trajner i ndonjë ekipi”, përfundoi ai.

Maradona është pa angazhim prej kur u largua nga posti i selektorit të Argjentinës pas Kampionatit botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›