Juan kërkon falje

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 17:21
Mbrojtësi i Romës, Juan ka kërkuar falje për dy gabimet e rënda në humbjen 2-1 nga Sampdoria të dielën.
Braziliani u inkuadrua në lojë nga bankina kur ekipi i tij ishte duke fituar 1-0 por me gabimet e tij i dhuroi Sampdorias një penallti si dhe golin e fitores nga Stefano Guberti.
“Kërkoj falje. Ne ishim duke kaluar një ndeshje të mirë dhe gabimet e mija ndryshuan gjithçka. I kërkoj falje të gjithëve, dhe tani duhet të kompensoj gabimet e mija”, tha Juan për Roma Channel.