E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Dua të qëndroj te Milani

Por gjendja jo e mirë ekonomike dhe nevoja për shkurtime të shpenzimeve, mund të vënë në pikëpyetje dëshirën e lojtarit për të mbetur në Milano. Klubi kuqezi duhet të rishikojë rrogat e larta vjetore të disa prej futbollistëve, përfshirë Huntelar, Odo, Kaladze, Jankulovski dhe Flamini (ky i fundit merr pesë milionë euro në vit).

Një zgjidhje është gjetur duke bërë shkëmbime lojtarësh të rinj me ekipin e Xhenovës, të cilët do të jenë në bashkëpronësi të dy klubeve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, drejtuesit e klubit milanez duhet të veprojnë në kushtet e nevojës për riformatimin e skuadrës, por me burime të kufizuara financiare në dispozicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›