E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder i premton besnikëri Interit

“Do të qëndroj, do të luaj me Interin për gjithë sezonin e ardhshëm. Zemra ime është në Milano. Atje kam fituar gjithçka në sezonin e kaluar dhe ka ende shumë për të fituar. Kemi përpara Superkupën e Italisë, Superkupën e Europës dhe botërorin e klubeve”, pohoi lojtari nga Afrika e Jugut, ku pret të luajë finalen e botërorit kundër Spanjës.

26-vjeçari është i vetëdijshëm për një “interes konkret” të Mançester Junajtid, por presidenti Masimo Morati i mbylli derën çdo lloj oferte duke saktësuar se Uezli Shnajder nuk është në shitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›