E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Murinjo, i jashtëzakonshëm

Ronaldinjo beson se Hoze Murinjo është "trajneri më i mirë në botë", duke vlerësuar në këtë mënyrë rivalin kryesor të kuqezinjve. Fantazisti brazilian, i cili nuk po aktivizohet rregullisht nga Karlo Ançeloti, pohoi se zikaltërit ndodhen në krye të Serisë A, për meritë të teknikut luzitan. "Murinjo është një trajner të cilin e vlerësoj shumë", tha Ronaldinjo për "Sky Sport". "Për mendimin tim, ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë, me të vërtetë i jashtëzakonshëm".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›