E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti te Çelsi, ka një marrëveshje

Në Angli janë të sigurt. "That‘s your Lotti" (Ky është Loti juaj, - shkurtim i Ançelotit) e titullon gati gjithë faqen "Daily Mirror". "Lotti says yes" (Loti thotë po) replikon "The Sun". Fjalë pak a shumë të ngjashme, për të shprehur të njëjtin përfundim: trajneri italian ka thënë "Po". Pra, Karlo Ançeloti është i gatshëm për të marrë postin e Gus Hidink te Çelsi dhe këtë ia ka bërë të ditur Roman Abramoviçit, duke i dhënë fjalën e tij se këtë herë marrëveshja do të realizohet. Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›