Ronaldinjo debuton me fitore

Më shumë se 40 mijë tifozë të Flamengos kanë mbushur shkallët e stadiumit për të parë debutimin e Ronaldinhos, i cili ka ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 1-0 në ndeshjen e parë pas dhjetë vjetësh në kampionatin brazilian.
Fituesi i “Topit të Artë” dhe trofeut si Lojtari më i mirë i vitit, u transferua te Flamengo në fillim të muajit janar pas një karriere të shkelëqyer në Evropë me Paris SG, Barcelonën dhe Milanin.
Ronaldinjo u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen e kampionatit brazilian kundër Nova Iguacu, duke bërë me të vërtetë një paraqitje shumë të mirë. Ai iu afrua në disa raste golit të parë me Flamengon, por nuk arriti ta daërgojë topin në rrjetë. Sidoqoftë debutimi i tij është cilësuar si shumë i suksesshëm nga trajneri i Flamengo Vanderlei Luxemburgo, i cili i ka besuar dhe shiritin e kapitenit.
Megjithëse nuk arriti të shënonte, Ronaldinjo ishte udhëheqësi i skuadrës së tij në fitoren 1-0. Flamengo do të gjente rrugën e rrjetës vetëm katër minuta nga fundi i takimit duke vulosur përfundimisht fitoren në këtë sfidë të kampionatit.
Me rikthimin në Brazil, Ronaldinjo ka si objektiv kryesor të bindë trajnerin e kombëtares Mano Menezes ta grumbullojë atë me skuadrën që do të luajë në Botërorin 2014.
Nertan Prifti