Jemen protesta pro dhe kundra presidentit Saleh

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Jemenit, Sana, për të kërkuar përfundimin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh, përkundër koncesioneve të ofruara vetëm një ditë më parë. Raportohet për afro 20 mijë protestues në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Mbështetësit e presidentit, janë tubuar në një shesh qendror të kryeqytetit Sana.
Protestat e sotme janë përshkruar si më masivet që prej fillimit të tyre para disa ditësh, të inspiruara nga protestat në Tuizi dhe Egjipt. Protestat kundër që kulmojnë me slogane antisaleh para universitetetit në Sana erdhën një ditë pasi presidenti tha se nuk do ta zgjaste mandatin e tij pas 2013, apo t'ia kalonte postin të birit.
Duke folur të mërkurën para parlamentit të vendit Saleh u bëri thirrje grupeve të opozitës të anullonin protestat në rrugë. Grupi më i madh i opozitës e ka përshëndetur deklaratën, por ka shtuar se tubimet do të vazhdojnë duke I quajtur koncensionet si të pamjaftueshme.
Aktivistët kanë zhvilluar disa protesta kundër, siç thonë ndërhyrjes së presidentit në kushtetutë dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij. Presidenti Saleh është përpjekur të çojë përpara amendamentet e kushtetutës që kritikët thonë se do t'i mundësonin atij të kandidonte përsëri.
Protestat në Jemen kanë në qendër varfërinë në rritje, sidomos në mesin e të rinjve si edhe për mungesën e lirive politike. Më shumë se 40% e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.
Jemeni ballafaqohet me një lëvizje separatiste në pjesën jugore, me një kryengritje shiite në veri dhe me praninë e shtuar të militantëve të Al-Kaidës.