E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nate perleshjes ne Kajro. 10 viktima te tjera

 Nga protesta në kaos, Kajro është transformuar në sheshbeteje ndërmjet manifestuesve anti regjim dhe mbështetësve të Hosni Mubarak. Deri një ditë më parë protesta shprehte revoltën e popullit egjiptian kundër papunësisë, cmimeve të larta dhe regjimit me dorë të hekurt  të Hosni Mubarak për 3 dekada rresht.
Një prostestë për t’i dhënë fund epokës së Mubarak. Por në sheshin Tahrir tashmë ka filluar lufta mes fraksioneve. Të shtënat me armë zjarri janë  intensifikuar mëngjesin e sotëm e sipas Al Arabia kanë shkaktuar të paktën 10 viktima. 

Pamjet televizive tregojnë  njësi ushtarake duke arrestuar civile në qendër të Kajros. Opozita  akuzon Mubarakun për nxitjen e dhunës pasi ka lëshuar në sheshin kryesor persona të paguar për të nxitur dhunën ndërmjet mbështetësve dhe protestuesve.

 Egjipti është në prag të një lufte civile thonë ekspertët ndonëse për momentin kaosi në një masë të madhe mbizotëron vetëm në kryeqytet. Sheshi Tehrir mbetet  skena qëndrore e ngjarjave ku protstuesit kanë ngritur barrikada dhe kanë përforcuar pozicionet e tyre pas të shtënave të përsëritura dhe përleshjeve të vazhdueshme mes të dyja palëve. 

Protestuesit hodhën bomba molotov dhe gurë. Ditën e mërkurë, demonstruesit pro-Mubarakut hynë në sheshin Tahrir, duke u përpjekur të largonin prej sheshit mijëra protestuesit që kanë kërkuar që presidenti të larguar.

  Mjekët raportojnë për 1.500 të plagosur. Ndërsa Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me zëvendës presidentin e Egjiptit, Omar Suleiman, për ta dënuar dhunën dhe për të kërkuar nga Egjipti, që t’i dënojë ata që janë përgjegjës. Klinton bëri thirrje që tranzicioni në Egjipt të fillojë tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›