E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger: Kriza do të godasë futbollin

Arsen Venger pranon se forma e dobët e Arsenalit kontribuoi me numrin më të vogël të shikuesve në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Boltonit të shtunën. Por, strategu i gjigantit londinez ka paralajmëruar se problemet globale financiare mund të sjellin numër edhe më të vogël të shikuesve në mbarë ligën. “Në fillim kishim rezultate të këqija në periudhën e fundit dhe fakti i dytë është se jemi duke shkuar drejt një krize të madhe financiare. Stadiumet do të jenë më pak të mbushura dhe tashmë e kemi vërejtur këtë”, tha Venger. Ulëse të zbrazëta ishin në masë gjatë fitores së Arsenalit 3-0 në “Emirates Stadium”, që erdhi falë dy golave nga Robin van Persit dhe të tretit nga Aleks Song. “Ne do të goditemi edhe më fuqishëm dhe mendoj se edhe futbolli do t’i vuajë pasojat. Ju mund të shikoni të gjitha klubet në Angli, ku ulëset mbushen gjithnjë e më pak. Ne mund të jemi një rast më specifik sepse kemi pasur rezultate të dobëta, por edhe klube tjera kanë të njëjtin problem”, përfundoi francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›