Ronaldinjo fiton çmimin “Golden foot 2009”
Ish-futbollisti i Barcelonës e mori çmimin në një ceremoni të zhvillur në Montekarlo. Ai la shenjën e këmbës së tij në “Champions Promenade” të Principatës së Monakos.
Ronaldinjo ka arritur të marrë më shumë vota se kapiteni i Realit të Madridit, Raul. Menjëherë pas tyre u renditën lojtarët e Juventusit, Bufon dhe Trezege.
Dejvid Bekam, Luis Figo, Rajan Gigs, Tieri Henri dhe kapiteni i Romës, Françesko Toti, ishin në vazhdim të listës së futbollistëve që kandidonin për të fituar këtë çmim.
Aktualisht braziliani nuk ka një vend të sigurtë në formacionin e Milanit të Leonardos dhe është akuzuar kohët e fundit nga shtypi italian për mosimpenjim me fanellën kuqezi.