E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hoxha”, dëshmon punonjësa e duraluminit

Dëshmitarja foli mbi momentet e rrëmbimit të biznesmenit Hoxha nga ambientet e punishtes se tij. Ajo  tregoi se ishte duke hyrë në magazinen e punishtes kur kishte parë që një makinë ishte afruar.

Më pas, siç rrëfeu dëshmitarja, kishte parë dy persona që  kapën prej krahësh biznesmenin Hoxha, duke e futur në makinë dhe më pas ishin larguar me shpejtësi. Por, dëshmitarja deklaroi se, nuk kishte arritur të  fiksonte targën e automjetit.

Gjithashtu, në seancë është bërë e ditur edhe pamundësia teknike për të realizuar një  lidhje me videokonference nga Holanda,  me një nga dëshmitarët e çështjes Avdyl Loshaj, që në këto kushte pritet të japë  dëshminë e tij me anë të letër porosisë.

Loshaj mendohet se është rrëmbyer së bashku me shqiptaro-maqedonasin, Rremzi Hoxha  nga punonjësit te Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH). Të pandehur në këtë proces janë katër ish- funksionarë të SHIK-ut Arben Sefgjini, Avni Koldashi,  Ilir Kumbaro e Budjon Meçe, të cilët akuzohen si autorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e bisnesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›