E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Spitali i ri në QSUT tërësisht modern

Kreu i shëndetësisë ka inspektuar sot punimet që po bëhen për ndërtimin e godinës së re, tërësisht moderne. Projekti për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT është financuar (nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Evropës në vlerën 14 milion dollarë dhe nga qeveria shqiptare me 7.4 milion dollarë, vetëm për ndërtimin e godinës.) Për pajisjet mjekësore, investimi do të financohet nga qeveria shqiptare në masën 8 milion euro.

Nga 7 fazat e parashikuara në masterplanin e zhvillimit të kësaj qendre, kjo është faza e parë e tij, ku po realizohet ndërtesa e re spitalore me 5 kate. Në këtë ndërtesë do të vendosen ekzaminimet e imazherisë dhe diagnostikimit; Urgjenca 1 dhe 2 me 18 shtretër observimi (kati përdhe); mjekësi e përgjithshme, 30 shtretër, dhe kirurgji e përgjithshme, 30 shtretër (kati i parë), reanimacioni me 15 shtretër dhe laboratorët kimikë (kati i dytë); departamenti i hematologjisë, me 16 shtertër standard, 6 të specializuar dhe 14 për pacientët ambulatorë (kati i tretë); si dhe 7 salla oepracioni 8 shtretër post operator dhe laboratori histologjik (kati i katërt).

Gjithsej spitali i ri do të ketë 115 shtretër. Blerja e pasjiejve mjekësore do të bëhet në 2-3 lote, nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku dotë përfshihen pajisjet e imazherisë diagnostikës dhe laboratorëve.  Kjo fazë e projektit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2009.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›