E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, Task Forcë për gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve nga rregjimi komunist

Zbulimi i nje varri masiv ne periferi te malit te dajtit i cili mendohet se i perket viktimave te regjimit te komunist ka nxitur qeverine qe te ngreje nje strukture Task Force per
kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e të ekzekutuarve nga regjimi diktatorial. “Dua tu informoj se javën që vjen qeveria do të vendosë ngritjen  e një Task Force, e cila do të merret me kërkimin, gjetjen, e trupave të burrave dhe grave, intelektualëve të këtij vendi, punonjësve që u ekzekutuan barbarisht nga regjimi hoxhist vetëm e vetëm se besonin tek fjala e lirë, tek zoti, tek vendi i tyre, pra ne vlera që janë sa hyjnore aq edhe njerëzore” tha Berisha.

Nderkaq po gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha njoftoi sot
në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ngritjen e një Komiteti për
organizimin e veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë
Terezës. Shefi i qeverise deklaroi se per shqiptaret 2010 do te jete
viti i Nene Terezes dhe per kete do te ndërmerren disa aktivitete ne
përkujtim te vepres se shenjtores shqiptare. Në kuadër të këtij 100
vjetori, krahas aktiviteteve të tjera, parashikohet edhe fillimi i
ngritjes së një muzeu, në sheshin me të njëjtin emër, kushtuar jetës dhe
aktivitetit të Nënë Terezës. 

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›