Ronaldinjo shenon per Milanin, Anceloti pret me shume
Ylli i Milanit dhe i Brazilit, Ronaldinjo, shenoi golin e tij te pare jashte fushes, ndaj Leces. Milani nuk shkoi me teper se nje barazim, 1-1 ne Lece. Pavaresisht se kuqezinjte ushtruan presion ne Lece, nuk munden dot te shenonin me shume se nje gol, te cilin e realizoi braziliani ne 10 minutat e fundit te ndeshjes. Braziliani tjeter pasoi per Ronaldinjon dhe ky i fundit me nje goditje te forte e dergoi topin ne rrjete. Por ku pritej festa e Milanit, ne minuten e trete shtese, Andrea Espozito shenoi golin e barazimit, duke i hequr Milanit dy pike dhe kreun e klasifikimit, ne Seria A. Aktualisht kryeson Interi. Nderkohe, Ronaldinjo shenon tre golat e fundit per Milanin, duke i dhene ekipit po kaq, fitore te rendesishme. Ndaj Napolit, Interit dhe Brages (ne UEFA), Milani e ka gjetur fitoren nga kembet e 28-vjecarit qe realizoi golin e vetem ne mbremjen e se dieles, ndaj Leces. Trajneri Anceloti, pas barazimit ne Lece, shprehet: "Ndoshta goli ne 93' mund te mos ishte pesuar, por eshte pjese e lojes. Eksperienca me ka mesuar se ndeshja perfundon pas fershellimes se fundit, jo pas 90 minutave loje." Trajneri kuqezi vijon me tej me nje rast tjeter, "Pashe ndeshjen Bolonja-Roma dhe me erdhi keq per Spaletin qe pesoi gol ne fund te ndeshjes. Suksesi vjen ngadale dhe mendoj se Luciano ka punuar mire me ekipin. Per Ronaldinjon qe shenoi ne ndeshjen e fundit ndaj Leces, trajneri kuqezi thekson: "Po i rikthehet formes dhe eshte duke dhene kontribut te cmuar per ekipin. Ronaldinjo eshte lojtar i matur. Kondicioni i tij fizik duhet te jete me i mire. Nje djale inteligjent dhe i pergjegjshem. Ka pak kohe qe luan ne Itali, ndaj duhet te njihet me pare me kulturen italiane". Per sa i perket gares se titullit, trajneri i Milanit mendon se jane disa ekipe qe rivalizojne ne krye dhe deri ne fund mundesite i kane te gjithe per te fituar. Sakaq, Karlo Anceloti eshte perfolur se do te drejtoje me vone kombetaren e Italise, apo ndoshta nje ekip tjeter kombetar, pasi te largohet nga drejtimi i kuqezinjve: "E pranoj, e kam enderr te jem trajner i kombetares. Por nuk eshte e thene se do te jete Italia. Edhe per faktin se trajner eshte Lipi", perfundon Anceloti.
A. Muraci.
A. Muraci.