E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne mes te rruges, plagosen dy te rinj

Elbasan- Nje sherr per motive banale dyshohet te jete shkaku i plagosjes me arme te ndodhur mbreme ne Elbasan. Dy te rinj perfunduan ne spital me plage plumbi ne kembe dhe shpatull, ndersa policia deklaroi se identifikoi autorin e dyshuar dhe beri shpalljen e tij ne kerkim. Ngjarja ndodhi rreth ores 22:10 ne nje nga rruget e lagjes "Vullnetari" te Elbasanit, kur kalimtaret e rastit degjuan tre te shtena arme. Menjehere per ngjarjen eshte njoftuar policia vendore, ndersa ne spital perfunduan dy persona te plagosur te moshes 20-25 vjec. Burime policore thane per gazeten se nje prej te demtuarve eshte Ervin K., ndersa punohet per identifikimin e tjetrit. Po keshtu emri i te dyshuarit si autor nuk eshte bere publik deri ne arrestimin nga blute. Ekspertet qe mberriten ne vendngjarje moren deshmite e disa kalimtareve dhe gjeten tre gezhoja. Nderkohe qe mesohet se midis te rinjve ka pasur nje debat te ashper qe ka perfunduar ne perdorimin e armes. Burime nga spitali thane se nje nga te plagosurit ka marre nje plumb ne shpatull, kurse tjetri ne kembe. Disa furgone te policise kane kryer kontrolle ne akset kryesore dhe ngriten postblloqe ne hyrje-dalje te qytetit.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›