Nata magjike e Skifterit
E embel, tejet e pasur, e mbuluar ne lule, me ngjyra te ndezura, e zhytur ne nje imagjinate pa kufij, ne boten joreale qe zgjat vetem 20 minuta, aty ku gjen gjithcka qe nuk e ka, si te ishte ne nje parajse... Keshtu do te shfaqet sot ne mbremje, femra e vizatuar dhe e stiluar nga stilistja Rezarta Skifteri. Ne nje stil kryekeput "Haute Couture Avantgarde", me te cilen do te mbylle "Javen Shqiptare te Modes, Koleksion '09", qe po zhvillohet qe prej dates 7 nentor ne Hotel "Sheraton". Nata e 12 nentorit do te jete e gjitha per Skifterin dhe 15 modelet e saj, te cilat do te prezantojne nje karakter krejt te ndryshem nga tjetra. Ama te gjitha te lidhura ne nje fill- me stilin "Haute Couture Avantgarde", ku pushtetin do ta kene lulet.
Prej me shume se dy muaj, ne ateliene e Skifterit kane marre forme 15 veshjet e stiluara me motive te ndryshme lulesh (lule me reliev, lule te qendisura), me piktura me akuariel, me gure e temina, me tylra transparente, rrjeta e kosha te krijuara vete me pune dore, me mermer e organza, me aksesore te llojeve te ndryshme qe do te marrin dhe formen e kapeleve (jo klasike) kontemoporane. "Nje pjese e ketyre veshjeve jane te perdorshme, pra qe mund te vishen ne nje rast te caktuar, ndersa nje pjese tjeter jane perceptuar thjesht si nje veper arti, qe mund te vishet direkt aty ne paskuinta per t'u shfaqur vetem mbi nje pasarele mode"- shpjegon vete stilistja, disa elemente te sfilates se saj, vetem nje dite para prezantimit. Me tej ajo na tregon se ne kete sfilate cdo femer do te gjeje ate cka deshiron te kete, ndersa perfshihet ne imagjinata marramendese. E per ta perfshire ne kete lloj imagjinate, pervec luleve shumengjyreshe e shumellojeshe te veshjeve, do te perdoren dhe lulet e krijuara nga artiste te mirefillte ne dy videoprojektore qe do te vendosen mbi pasarela. Ndersa shoqeruese pergjate 20 minutave te sfilates do te jene kenge te njohura franceze, sigurisht ato te kenduarat nga femra.
Gjithcka do te vije ne ngjyra te ndezura, ku dominuese do te jete ngjyra pink, korale, jeshile e ndezur, pjeper, shege, e bardhe, roze dhe viole. "Ashtu si dhe ne sfilaten e shkuar kepucet dhe sandalet do te jene te dizenjuara ne linjen e veshjeve, pra me lule"- shton me tej stilistja- "Ndersa truku i vajzave, qe do te realizohet nga Klodi's do te jete i thjeshte dhe transparent, me rimel e qerpike te gjate".
Me gjithcka na tregon, imazhi i femres qe do te jete sot ne mbremje (20. 30) mbi pasarela na behet gjithnje e me i qarte e gjithnje e me i ndryshem me femren qe Skifteri na solli vetem pak muaj me pare (ne 12 maj) po ne Sheraton, ku pas nje pune intensive prej tre muajsh prezantoi plot 40 veshje te koleksionit te saj te ri, te cilin e quajti "Haute Couture 2008".
E frymezuar nga moda e viteve '30, veshjet e kesaj sfilate do te pushtoheshin nga fjongo te te gjitha permasave, tantella, flutura, bizhu te medha... gjithcka e realizuar me pune dore, deri edhe tek sandalet e bizhute qe do te shoqeronin gjithe veshjet e ketij koleksioni. Synimi i se ciles ishte prezenca e femres sensuale, transparente, e femres mondane e qe te le pa mend.
Ky ishte gjykimi i pergjithshem qe la pas sfilata e Rezarta Skifterit. Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje sfilate qe ishte e gjitha e ngritur nga stilistja e suksesshme nder vite, e spektakleve te medha. Ndaj edhe pas sfilates se saj te radhes, ku ndonese femra vjen ne nje tjeter stil, gjykimi qe pritet s'mund te jete tjeter vecse, sfilate e mahnitshme.
Java e Modes, surpriza Xhejms Belushi
Ne mbremjen e katert te Albanian Fashion Week, nje surprize e bukur befasoi gjithe te apasionuarit e modes qe ishin te pranishem ne kete aktivitet. Aktori i mirenjohur amerikan me origjine shqiptare Xhejms Belushi, ka shijuar sfilaten e stilistes ukrainase me origjine shqiptare Mirabelle Supure. I shoqeruar nga Presidentja e Dhomes Kombetare te modes Iana Cekodhima, z Belushi uroi stilisten si dhe organizatoret per eventin e rendesishem.
Nata e katert
Mirabelle Supure eshte nje stiliste me origjine shqiptare. Vjen nga nje qytet i Ukraines i cili ka ruajtur dhe zhvilluar traditat shqiptare per me shume se dy shekuj.
Me koleksionin e saj stilistja ben nje kthim ne origjine. Koleksioni permban nje interpretim modern te veshjeve tradicionale shqiptare dhe ukrainase!
Instituti i Modes Burgo
Studentet e Institutit te modes Burgo ngjiten ne javen e modes duke prezantuar nje larmi stilesh e ngjyrash. Rreth 35 veshje te stilit sportiv e klasik do te prezantohen kete mbremje para jush!
Shtepia e Modes Menakon
Prezanton per here te pare ne Shqiperi nje koleksion te titulluar "Pavaresia". Do te paraqiten rreth 28 veshje ne materiale te kombinuara si tantella, mendafshe te llojeve
te ndryshme ne gure te ndryshem deri ne Zvarovski.
Adria
Eshte frymezuar nga bota ne kuptimin e saj me te drejtperdrejte. Qartesia e ngjyrave dhe transparenca percjellin optimizem. Vitaliteti, freskia dhe romanticizmi modern jane korniza e koleksionit duke luajtur me asimetrine dhe harmonine.