E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makthi qe vjen nga germadhat

Gjirokaster- Kerkimet gjate dites se djeshme jane shoqeruar edhe me ankthin e banoreve qe jetojne ne zonen perreth pallatit te shembur. "Mbase i nxjerrin te gjalla", thoshte Jorgjia Lela, nderkohe qe nga hyrja e shtepise se saj ndiqte levizjet e efektiveve zjarrfikes dhe policise. Por kjo ngjarje duket se ka shtuar me tej edhe ankthin e banoreve qe banojne ne pjesen e kodres ne fund te lagjes "11 Janari". Arqile Buka thote se pas shembjes se pallatit pesekatesh edhe familja e tij ka filluar t'i ngrysi ditet me ankth. "Kemi frike se mos pesojme edhe ne fatin e tyre, pasi shtepia jone ndodhet fare prane zones ku u shemb pallati", shpjegon ai. Prej dy ditesh pjesa me e madhe e banoreve te lagjes, kane filluar te kontrollojne nese muret e apartamenteve kane nisur te kene carje. Pjese e operacionit kane qene edhe familjare dhe te aferm te viktimave. Artur Babameto, i aferm i familjes Dalani, prej mengjesit te se dieles nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke germuar me duar mes germadhave per nxjerrjen e te afermve te tij nga pirgu i tullave dhe betonit. "Nuk mund te kthehesha ne shtepi pa nxjerre trupat nga rrenojat", shprehet ai i perlotur dhe i mbuluar nga nje tis pluhuri qe dilte nga muret e shembura. Por ata qe jane deshperuar kane qene zjarrfikesit. "Gjate gjithe mengjesit kemi punuar me mjaft kujdes duke menduar se midis rrenojave ndodheshin persona te mbijetuar", thote Artan Bukali, njeri prej efektiveve zjarrfikes. Ne ndihme te tyre eshte vendosur edhe nje ekskavator. "Kishim raste kur qeni na jepte shpresa se midis rrenojave mund te gjenim dicka", thote zjarrfikesi. Por pas gjetjes se trupit te se moshuares, shpresat jane shuar. "Deshironim qe t'i nxirrnim te gjalla nga germadhat te dyja", thone efektivet.

Lista e familjeve te demtuara:

Thanas Zoto

Fejzi Aliaj

Ibrahim Braho

Jetnor Dalani

Bilbil Tena

Vaso Jorgji

Sokrat Papadhopulli

Vullnet Sinani

Axhem Mene

Shpetim Llocka

Krenar Nikica

Hader Haska


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›