Kapllani zevendesues, veshtire te shenoje
Edmond Kapllani aktivizohet vetem pak minuta ne ndeshjen e fundit te Karslruhes dhe pavaresisht se nuk shenon per ekipin e tij, feston ne golin e trete, ne nje barazim te pabesueshem per Karlsruhen. Ishte nje nga ndeshjet me emocionuese te Bundesliges gjermane. Nga 3-0 per Bajer Leverkusen, Karlsruhe barazoi shifrat, ne fund te ndeshjes, ne 3-3. Edmond Kapllani, per 12 minuta sa luajti ne fushe, dha kontributin e tij. Sipas mediave gjermane, minutat e pakta te aktivizimit te Kapllanit e kane merzitur shqiptarin. Kapllani ishte pjese e aksionit, gjate golit te trete. Nje jave me pare shqiptari kerkoi me shume hapesire, por trajneri beter insiston duke e mbajtur ne stol. Para 28 mije spektatoreve, ne ndeshjen e fundit te Karlsruhes ishte i pranishem edhe trajneri i Gjermanise, Joakim Lev. Kapllani nuk eshte preferuar as nga trajneri holandez Ari Han ne ndeshjet e radhes miqesore me Azerjaxhanin, duke rrezikuar vendin qe deri pak kohe me pare e kishte te sigurt ne radhet e kombetares.
Kapllani dhe Neil (Karlsruhe-Leverkusen, 3-3) gezojne golin e barazimit
Kapllani dhe Neil (Karlsruhe-Leverkusen, 3-3) gezojne golin e barazimit