E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo te Milani, Henri e Klose te Barcelona?

Transferimi i Ronaldinjos te Milanin gjatë merkatos së verës po merr përditë e më shumë ngjyra konkrete. "Si të përgënjeshtroj Berluskonin?", - është shpehur vëllai i yllit të Barcelonës.
Roberto de Asis, i cili është dhe menaxheri i Ronaldinjos, ka folur përmes telefonit me sitin brazilian Globeosporte. "A është e mundur pista Milan? Nëse e ka thënë presidenti, që ka qenë edhe kryeministër, kush jam unë që mund të konfirmoj të kundërtën? Gjithsesi kjo përgjigje është e vlefshme", - është përgjigjur Asis, duke shtuar. "Me Barcelonën ekziston një raport i suksesit reciprok". De Asis shpreson se gjithcka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë me klubin spanjoll në lidhje me fantazistin brazilian. Gjithsesi në interesimin e kuqezinjve është dhe kamerunasi Eto'o, një tjetër yll i Barcelonës. Nëse Ronaldinjo do të prishë kontratën me Barcën, do të jetë sulmuesi i Arsenalit, Henri në fokusin e katalanasve. Për francezin eksiton një luftë midis Interit dhe Barcelonës. Sipas disa burimeve të besueshme që vinë nga Spanja, Barcelona ka arritur një marrëveshje paraprake me Miroslav Klozen, por jo me klubin e tij me Verder Bremeni. Sulmuesi i Kombëtares gjermane kërkoHet edhe nga Juventusi në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›