Mançini: “Titullin e fitojmë me Palermon”

"Duhet të mendojmë vetëm për Palermon, pas katër ditësh ne mund të mbyllim cështjen e titullit, vetëm nëse bëjmë gjithcka mirë në të dielën në mbremje". Kështu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini në prag të sfidës me Palermon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Serisë A. "Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë edhe pse Palermon nuk po kalon një moment të mirë", shtoi tekniku zikaltër. Interi është pranë fitimit matematikor të titullit disa javë para përfundimit të kampionatit dhe, skuadra e padronit Morati do të përballet në një sfidë të dyfishtë me Palermon dhe të mërkurën me Romën, dy nga skuadrat më të mira të këtij sezoni dhe që ndodhen në zonën Champions.
Ibrahimovic është kthyer në dispozicion të trajnerit. "Do ta nisë takimin nga bankina, kjo është e sigurt. Më pas do të shohim si do të ecë loja".
Mancini pohon se skuadra e tij nuk është e mbërthyer nga euforia: "Skuadra është e përqendruar për të përballur ndeshjet e ardhshme, titulli do të vijë pas ndeshjes me Romën ose më pas". Tekniku zikaltër dha edhe një mendim të shpejtë për ndeshjen e humbër të Romës me Mancesterin (7-1). "Shpesh herë ndodhin dhe gjëra të cuditshme, nuk arrin të hysh në lojë dhe pëson shpejt dy apo tre gola".
Futbollisti i Interit, Maikon ka një bindje të qartë: "Interi është më i fortë se Milani". Mbrojtësi lëshon edhe një sfidë: "Edhe nëse kuqezinjtë do të arrijnë të kenë në fushë si Ronaldon ashtu dhe Ronaldinjon, ne do të jemi sërish skuadra më e mirë". Brazilian Maikon ka dhe objektivat e ëndrrat e tij: "Vitin e ardhshëm dëshiroj të fitoj Ligën e Kampioneve dhe titullin me Interin. Dhe në vitin 2010 do të prenotoj Botërorin si lojtar i Selecaos". Për sfidën e sotme Inter-Palermo u shpreh edhe presidenti i Palermos, Zamparini: "Kemi vetëm 1% mundësi për të bërë pikë, edhe nëse humbasim 4-0 nuk do ta shkarkoj Guidolinin". Interi udhëheq kampionatin italian me 80 pikë në 30 javë, ndërsa Palermo në vendin e katërt me 48 pikë, një diferencë e qartë e supremacisë së zikaltëve, kur dhe Roma e vendit të dytë ka vetëm 62 pikë. Interi është qartësisht i interesuar për të rekrutuar Mahamadou Diarra. Ish-mesfushori i Olimpikut të Lionit në kampionatin francez po zhvillon një sezon mesatar me Realin e Madridit. Trajneri Mancini e vlerëson shumë futbollistin e Kombëtares së Malit Një dyshe Viera-Diara do të përbentë një nga më të mirat në Europë dhe do t'u shaktonte frikë kujtdo. Vlera e Diarra është 15 milionë euro.