E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur vendos Roland Nënaj, trembet Tirana

ASA (Albania Sport Agency) - Roland Nënaj nuk mund ta falte dy herë Tiranën brenda 45 minutave të para. Nëse fantazisti i Flamurtarit ekzekutoi keq penalltinë e grushtuar së pari nga Hidi, dhe mundësinë për ta korigjuar gabimin, kur topi i rikthye po vlonjatit, në limitin e pjesës së parë korigjoi shinjestrën duke i dhënë avantazhin e përkoshëm skuadrës së Vasil Rucit. Ky ishte dhe goli i dhjetë sezonal i Nenaj. Pjesa e dytë rezervoi 40 minuta në favor të bardhebluve, kur Beqiri i Flamurtarit u largua me karton të kuq, pasi më parë ishte ndëshkuar nga Sopjani me karton të verdhë. Me një lojtar më shumë dhe me dy ndërrime të bëra, trajneri Muca synoi përmbysjen e rezultatit, por arriti vetëm barazimin me anë të blerjes dimërore, Hetlem Capja që finalizoi një goditje në dukje pa pretendime. Në tri përballjet sezonale dy ekipet vendosën një ekuilibër të plotë, me nga një fitore për cdo ekip dhe një barazim.
TIRANA-FLAMURTARI 1-1
Shenues: Capja 82'/ Nënaj 44'
Gjyqtarë: Sopjani, Avdo, Rexha
Faza e parë: Flamurtari-Tirana 3-2
Faza e dytë: Tirana-Flamurtari 2-0
Faza e tretë: Tirana-Flamurtari 1-1
Bilanci: 124 ndeshje; 63 fitore Tirana, 31 barazime, 30 fitore Flamurtari. Golat: 187-105

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›