Apolonia fiton me Luftëtarin në debutimin e Martinit

ASA (Albania Sport Agency) - Apolonia e Markos dominoi takimin me rivalin e saj, Luftëtarin e Gjirokastrës në debutimin e trajnerit Edi Martini. Golashënuesi më i mirë i Apolonisë, Sebino Plaku, finalizoi një asist të brazilianit Zherardinjo në minutën e 16, ndërsa maqedonasi Jakimovski mbylli pjesën e parë në 2-0. Në fund të ndeshjes Luftëtari shkurtoi diferencën në 2-1 me anë të Blerim Hasallës.
Dy ekipet, që vazhdojnë të renditen të fundit tashmë i ndan vetëm një pikë: Luftëtari, 23, Apolonia, 22.
Në javën e ardhsme Apolonia do të jetë mysafire në Tiranë në përballjen e Partizanit të etur, ndërsa Luftëtari do të udhëtojë drejt Krujës në një ndeshje tjetër mbijetese me Kastriotin.
APOLONIA-LUFTËTARI 2-1
Shënues: Plaku 16', Jakimovski 24'/ Hasalla 91'.
Gjyqtarë: Guce, Mustafaraj, Lamce
Faza e pare: Luftëtari-Apolonia 1-0
Faza e dytë: Apolonia-Luftëtari 0-0
Faza e tretë: Apolonia-Luftëtari 2-1
Bilanci: 46 ndeshje; 19 fitore Apolonia, 11 barazime, 16 fitore Luftëtari. Golat: 60-65