E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj, katër gola Dinamos në tre takime

ASA (Albania Sport Agency) -Dy gola të Daniel Xhafajt, që pasuan golin e Emiljano Vilës i dhanë fitoren 3-1 Teutës në ballafaqimin me Dinamon në "Niko Dovana", duke ruajtur hapin me fitoreve me Vllazninë dhe Partizanin. Kjo ishte fitorja e dytë me rezultatin 3-1 e Teutës më Dinamon, pas asaj të fazës së parë në Tiranë, kur edhe ne atë takim Xhafaj shënoi një dopietë. Teuta gjeti golin pas 25 minutash lojë, me anë të të riut Vila. Pjesa e dytë pati ngjyrat "blu" të Teutës, që dyfishoi epërsinë e golave në minutën e 66-të me anë të Daniel Xhafës, që regjistroi kështu dhe golin e tij të 14 sezonal. Dinamo shkurtoi diferencën 5 minuta më pas, kur i Vanglej Mile gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e trajnerit-lojtar, Redi Jupi. Në minutën e 83 Daniel Xhafa firmosi dygolëshin e tij për këtë takim duke mbuyllur takimin në 3-1. Javën e ardhshme, Dinamo pret në fushën e vet Vllazninë, ndërsa Teuta udhëton drejt Kavajës, për t'u ndeshur me fqinjët e Besës, në një derbi të vjetër midis këtyre dy skuadrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›