Anglia, fillojnë telashet për Kapelon
Fabio Kapelos i ka mjaftuar humbja e parë në stolin e Anglisë për të kuptuar se nuk e pret një punë aq e lehtë në dy vitet e ardhshme, kur në drejtimin e "tre luanëve" do të përpiqet të sigurojë kualifikimin dhe mundësisht suksesin në Kupën e Botës. Pas disfatës me Francën, shtypi anglez nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve, duke aluduar se takimi i dy muajve më parë ndaj Zvicrës kishte qenë thjesht një koincidencë dhe se ekipi vazhdonte të shfaqte problemet e ndeshura gjatë periudhës kur drejtohej nga Stiv MekKlaren. Mes të "akuzuarve" qëndron edhe Bekam, i cili ka regjistruar ndeshjen e 100 me përfaqësuesen, por pa lënë shenjë në 63 minutat që u aktivizua.
"Tango e fundit në Paris" ishte titulli domethënës i "Daily Telegraph", duke iu referuar paraqitjes zhgënjyese të Bekam dhe zhgënjimit të dukshëm të Kapelos. Anglezët dëshironin t‘i dhuronin futbollistit ndeshjen e tij të 100, por kjo duket se ka qenë prova e fundit për mesfushorin që tashmë vështirë se do të bëjë pjesë përsëri në planet e Kapelos. "Bekam, zhgënjimi shekullor", shkruan "Daily Express", duke kujtuar 100 ndeshjet e ish-kapitenit. Vetë futbollisti ka bërë të qartë në gazetën "The Sun" se nuk ka ndër mend të heqë dorë nga Kombëtarja, por tani gjithçka është në dorën e trajnerit. Sipas "Times" dhe "Independent", për Kapelon kanë mbaruar kohët e lumtura dhe duhet të mendojë tashmë të mos bëjë zgjedhje për popullin, por për atë që i shërben Kombëtares. Jo rastësisht "Guardian" flet për "pamje të zakonshme" për të përshkruar paraqitjen e Kombëtares në këtë ndeshje. Pjesa më e madhe e mediave u ka dhënë rëndësi edhe zgjedhjeve taktike të trajnerit, duke iu referuar rolit të Xherard si dhe mungesës së kualiteteve teknike, pa harruar këtu "antiheroin" Devid Xhejms. Gazetat britanike nuk kanë kursyer batutat ndaj tij, duke e cilësuar "fatkeq", pasi ka qenë gjithmonë deçiziv në aspektin negativ, duke sjellë pësimin e golave të evitueshëm.
Megjithatë, Kapelo ka deklaruar se ishte i kënaqur me atë që kishte parë në fushën e lojës, ndonëse u mund që në ndeshjen e tij të dytë me Anglinë. "Unë kam parë disa gjëra shumë të mira ndaj një skuadre të nivelit të lartë. Kjo tregoi realisht se sa vlejmë. Unë jam i lumtur edhe për Devid Bekam. Ai luajti ashtu siç e prisja. E zëvendësova vetëm sepse dëshiroja të shihja lojtarë të tjerë, ndërsa Bekam e njoh shumë mirë si futbollist. U kam thënë lojtarëve se jam i kënaqur dhe se kemi bërë progres në krahasim me ndeshjen kundër Zvicrës, edhe pse atë takim e fituam ne. E vendosa skuadrën të luante në dy mënyra të ndryshme, në mënyrë që të shihja sa më shumë futbollistë në veprim. Tani idetë e mia janë shumë më të qarta. Ajo që më kënaqi më shumë ishte se skuadra luftoi për të mos e humbur ndeshjen", përfundoi trajneri italian.