Tjetër rast dopingu në Olimpiadë
LONDER - Merr fund pa nisur ende mirë aventura olimpike për atletin e 1.500 m, Amine Laalou. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është informuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës për një rast të mundshëm dopingu. Një substancë e ndaluar është gjetur në analizat e garuesit maroken gjatë Mitingut të Monacos 20 korrikun e kaluar, ku Laalou realizoi kohën e 4 më të shpejtë.
Kjo ka bërë që CIO të përjashtojë atletin para se të konkurrojë duke e rikthyer në shtëpi ndërsa Laalou është marokeni i dytë që rezulton pozitiv me doping pas atletit tjetër, Mariem Alaoui Selsouli. Sipas prestigjozes “L’Equipe”, substanca e ndaluar e gjetur te kampionët e urinës së Amine Laalou është “furosemide”.
(er.nu/supersport/BalkanWeb)