E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrapuesi i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius hyn në histori

LONDER - Sprinteri i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius hyri në histori sot në Lojërat Olimpike të Londrës. Ai u bë vrapuesi i parë me të dy këmbët e prera që garoi në Lojërat Olimpike.

Pistorius doli i dyti në garën paraprake 400-metra me 45.44 sekonda, duke u kualifikuar për në gjysmë-finale.

Sportisti Oscar Pistorius ka lindur pa kockat e kërcirit të këmbës. Ai përdor proteza të veçanta që fillojnë që nga gjuri.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›