Obama përshëndet atletët: Krenar për Felps e Dagllas!
SHBA - Jam i mbushur me krenari dhe entuziazëm për medaljen e artë të gjimnastes Gabi Dagllas dhe për fitoret sportive në not, mes të cilëve Majkëll Felps, që është bërë atleti olimpik më i dekoruar i të gjithë kohërave.
Ka qenë kjo përshëndetja e bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio e internet.
Duke folur për amerikanët që garojnë në Olimpiadën e Londrës, ai tha se “ata i tregojnë botës pjesën më të mirë të Amerikës”.
Majkëll Felps fitoi medaljen e 21-të në Olimpiadë të premten, një rekord absolut ky. Pas një nisjeje më të mirë të Kinës, amerikanët tashmë kanë kaluar në vend të parë për medalje, ndërsa pritet që ata ta rrisin diferencën me nisjen e garave të atletikës.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)