E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Dua të qëndroj vetëm tek Mançester Junaited

Mançester - Kristiano Ronaldo nuk dëshiron aspak të lërë Maçesterin, përkundrazi, ai ndjehet mjaft i lumtur në këtë ekip, pasi ka arritur të shpallet kampion i Anglisë, Europës dhe botës. Ditët e fundit flitet se ai mund ta lërë Mançesterin në merkaton e verës dhe t’i bashkohet Realit të Madridit. Por, këtë e hedh poshtë vetë Ronaldo duke deklaruar se nuk ka shkak për ta bërë një gjë të tillë, përderisa Mançesteri është ekipi që po zhvillon lojërat më të bukura në Europë.

“Me të vertetë ndjehem shumë i lumtur këtu ku jam aktualisht, -shprehet Kristiano Ronaldo për Daily Mirror. –Mua më pëlqen të bëj atë që po bëj aktualisht, sepse kjo është ëndrra dhe jeta ime. Zërat e fundit rreth meje janë vetëm spekulime. Mançesteri po luan shkëlqyeshëm, dhe unë ndjehem i lumtur për këtë. Unë nuk dua të shkoj asgjëkundi, dëshiroj të qëndroj vetëm këtu”.

I pyetur rreth ecurisë së Mançesterit në Ligën e Kampioneve, Kristiano Ronaldo shprehet: “Ne jemi në rrugën e duhur, jo vetëm në Ligen e Kampioneve, por në të gjitha evenimentet. Skuadra është shumë më e pjekur, ka më shumë eksperiencë. Mançesteri di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë, dhe kjo na bën ekipin me të mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›