Milani mendon për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm
Milano - Klubi i Milanit është duke menduar që tani për merkaton e verës. Prioritet për këtë skuadër është reparti i mbrojtjes, ku dy emrat më potencialë janë ata të Panuçit dhe Meksesit. Braziliani Keirrison është një emër tjetër që preferohet nga klubi italian.
Operacioni për Meksesin dhe Panuçin do të lehtësohej shumë nëse Roma do të mbesë jashtë Ligës së Kampioneve për vitin e ardhshëm. Për francezin Mekses drejtuesit e Milanit janë të gatshëm për të ofruar 15 milion euro. Sipas të përditshmes sportive Tuttsport, dy emra të tjerë që qëndrojnë rezervë janë ata të Abates dhe Gurkufit.