Zizu: Xherard është futbollisti më i mirë i globit
Zinedin Zidan, tre herë fituesi i trofeut “The World Best Player”, deklaron se Stiven Xherard është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Kampioni i botës me Francën në vitin 1998, dhe i Europës në vitin 2000, e vlerëson maksimalisht kapitenin e Liverpulit për atë çka ai po jep me skuadrën e tij.
Në një intervistë për The Daily Mail, legjenda e futbollit botëror shprehet: “Xherard ka një aftësi të paparë në pasimet e topave. Ai mund të krijojë shumë raste, dhe të shënojë njëkohësisht. Roli i tij tek Liverpuli është i pazëvëndësueshëm. Nuk ka sesi të mos e pëlqesh atë. Lojtarët e atij niveli janë të lindur”.