Bylis-Tirana do të gjykohet nga Sokol Çekaj
Tiranë - Sokol Çekaj do të jetë gjyqtari kryesor i takimit të Tiranës që do të luajë në transfertë me Bylisin. Shorti i hedhur si çdo të enjte në televizionin “Alsat” ka përcaktuar gjyqtarët edhe për pesë takimet e tjera të javës së 24-t.
Takimi mes Apolonisë dhe Vllaznisë së vendit të dytë do të gjykohet nga Edin Hoxha. Partizani-Besa do të ketë arbitër kryesor Tanush Latifin. Bardhyl Pashaj do të jetë gjyqtar kryesor në takimin Teuta-Lushnja.
Derbi delikat Elbasani-Shkumbini do të gjykohet nga Artan Taullau. Gjyqtari ndërkombëtar, Sokol Jareci do të drejtojë takimin Flamurtari-Dinamo. Këto dy klube zgjodhën me konsensus Jarecin, pa e hedhur ate në short.