Italia rrezikon të humbasë një vend në Champions
Italia rrezikon të përfaqësohet vetëm me tre skuadra në Ligën e Kampioneve duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Shkak për këtë mund të bëhet eliminimi i shpejtë i skuadrave italiane nga kompeticionet europiane. Fiorentina u eliminua që në fazën e grupeve, ndërsa, Interi, Roma dhe Juventusi, u eleminuan në 1/8-at e finales së Ligës Kampioneve.
Tre kampionatet më të mira përfaqësohen me nga tre ekipe në Ligën e Kampioneve. Kampionati anglez renditet i pari nga UEFA me 76 pikë. I dyti renditet ai spanjoll me 73 pikë. Seria A ndodhet në vendin e tretë me 62 pikë, duke u ndjekur nga Bundesliga gjermane me 54 pikë. Renditja e UEFA-s mund të ndryshojë deri në përfundim të këtij sezoni.
Gjermania përfaqësohet me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampioneve. Ndërsa, në Kupën Uefa kampionati i këtij vendi përfaqësohet nga Hamburgu dhe Verder Bremeni. Gjithçka për renditjen e UEFA-s varet nga vazhdimësia e këtyre ekipeve. Përfaqësuesja e vetme e Italisë në Europë është Udineze.