Ki Moon: Samiti i OKB-së për klimën, historik
Samiti i OKB-së për klimën do të jetë historik. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon në një deklaratë të dhënë për agjensinë e lajmeve BBC. Moon po përpiqet që të menaxhojë bisedimet për ndryshimet klimatike. Ai ka organizuar një samit të vetin javën e ardhshme, që përkon edhe me mbledhjen e udhëheqësve botërorë në OKB. Ai konfirmoi se presidentët e dy prej vendeve më ndotëse në botë, SHBA-ja dhe Kina, do të flasin në këtë takim dhe shtoi se ai do të jetë historik. Ndërkaq liderë në fushën e mjeksisë nga e gjithë bota kanë paralajmëruar qeveritë se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të jetë efektive për të shmangur një katastrofë. Duke shkruar në revistën mjeksëore britanike, Lancet, krerët e kolegjeve mbretërore dhe akademive të mjekëve thonë se udhëheqësit politikë që do të mblidhen në takimin e Kopenhagenit duhet të veprojnë të mbështetur në shkencë. Sipas një kryeartikulli dhe një letre prej 18 institucioneve të rëndësishme në fushën e mjekësisë, ka një rrezik real se politikanët mund të jenë të pavendosur dhe të dobët në bisedimet në kryeqytetin danez. Kjo, thonë mjekët mund të jetë katastrofike në mënyrë të veçantë për vendet në Afrikën Sub-sahariane kur temperaturat në rritje do të shtojnë thatësirën, mungesën e ushqimeve dhe do të ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve. Personalitet në fushën e mjekësisë theksojnë se një marrëveshje e fortë në Kopenhagen do të jetë në të mirë si të vendeve të varfëra, dhe do të marrë përsipër peshën e uljeve të emetimeve. Një marrëveshje e gjerë për klimën do të thotë edhe më shumë para për vendet në zhvillim dhe rrjedhoja pozitive në sistemet e tyre shëndetësore.