Maqedonia vë kushte për zgjedhjen e çështjes së emrit
Maqedonia dëshiron të gjendet një zgjidhje për emrin, por nuk dëshiron të bisedojë për identitetin dhe gjuhën nacionale. "Për ne është e papranueshme të heqim dorë nga 126 vende të cilat tashmë e kanë njohur Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues", theksoi presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, në fjalimin që mbajti në fondacionin "Konrad Adenhauer" në Berlin. Sipas agjensisë së lajmeve MIA, e cila bëri publik edhe lajmin, Maqedonia është shteti i vetëm në botë të cilit i vendoset kusht për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, në NATO, e tani, sipas të gjitha gjasave edhe për në BE, tha Ivanov, duke iu përgjigjur pyetjes së të pranishmëve për kontestin për emrin dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
"Maqedonia është aktive në negociatat që po zhvillohen me ndërmjetësim të OKB-së, ndërsa ndërmjetësi Nimetz, gjatë vizitës së fundit në Shkup, tha se pala e Maqedonisë dëshiron kompromis. "Ne me të vërtetë jemi të gatshëm të gjendet zgjidhje që do të jetë kompromis". Por, kompromisi është si tangoja, nevojiten dy vetë", tha Ivanov duke shtuar se "tani, zgjidhja e problemit përsëri po shtyhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Greqi muajin e ardhshëm, dhe zgjedhjeve presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm". Pas fjalimit të presidentit të Maqedonisë, reagoi ambasadori i Greqisë në Berlin, Tasos Kriekukis, i cili tha se Athina dakordohet që emri i fqinjit verior ta përmbajë fjalën Maqedoni, por me përcaktimin i cili do ta dallonte nga provinca greke me të njëjtin emër, dhe që të jetë për përdorim të përgjithshëm.
Presidenti Ivanov u përgjigj se Republika e Maqedonisë nuk ia ndalon askujt të quhet Maqedoni apo maqedonas dhe mohoi se Maqedonia e vjedh kulturën dhe historinë, duke thënë se, si anëtare e UNESCO-s, është e obliguar të kujdeset dhe ta mbrojë trashëgiminë kulturore-historike në territorin e vet.