E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Fergusoni, vend te vecante ne zemren time

Para se te bashkohej me Realin e Madridit, ne fillim te javes, lojtari me i shtrenjte ne bote, Ronaldo, kalimi i te cilit kushtoi plot 95 milione euro, theksoi se trajneri i Mancester Junajtid pati ndikimin kryesor, ne karrieren dhe ecurine e tij. Ishte

Ferguson ai qe shpenzoi 12.24 milione sterlina, nje shume e konsiderueshme qe te sillte adoleshentin Ronaldo te Mancester Junajtid, nga Sportingu i Lisbones, ne vitin 2003. Pas gjashte viteve karriere me Dajte e Kuq, lojtari i kombetares se Portugalise eshte kthyer ne nje prej lojtareve me te mire te planetit, per momentin. Ronaldo po pergatitet qe te perfundoje kalimin nga Mancesteri te Reali i Madridit, ne keto dite dhe para nisjes drejt kryeqytetit spanjoll, 24 vjecari pranon se nuk do te harroje asnjehere se cfare pune ka bere Ferguson per te ardhmen e tij, ne fillim te karrieres, duke i dhene besim edhe gjate viteve te metejshme, derisa lojtari fitoi pjekurine ne fushe. - "Ai ka qene babai im ne sport, nje prej faktoreve me te rendesishem dhe me mjaft influence ne karrieren time," - theksoi Ronaldo ne nje interviste per "Marca". - "Me duhet te falenderoj ate per gjithcka ka bere per mua. Ai ka qene i jashtezakonshem. Gjithmone kam pasur admirim te madh per Ferguson dhe prandaj do te kete nje vend te caktuar ne zemren time. Por kujtoj me nostalgji edhe drejtuesit e tjere te Mancester Junajtid." Ronaldo, i cili do t'i duhet te udhetoje drejt Mancesterit ne nga ditet e ardhshme per t'i dhene lamtumire tifozeve dhe trajnerit ne vecanti, jep nje mesazh, per te gjithe ata qe e kane admiruar. - "Ishte shtepia ime. Me duhet t'i falenderoj te gjithe, sidomos tifozet qe i kam pasur gjithmone nje force me shume ne karrieren time. Ne fituam shume gjera se bashku. Ata gjithmone me kendonin kenge kur luaja ne Old Tratford dhe me duhet t'i pershendes edhe per kete arsye. Tifozet e Mancesterit ishin te vecante," - perfundon Ronaldo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›