E Diel, 1 Nëntor 2026

BMW X1, automjeti sportiv, publikohen fotografitë e para



kompanisë BMW-së, “X1”. Disa faqe interneti kanë publikuar fotografitë e para të automjetit kompakt sportiv bavarez. Ashtu siç ishte parashikuar, X1 serik vizualisht pothuajse nuk ndryshon nga versioni konceptual i cili është prezantuar në panairin e vitit kaluar në Paris. Fotografitë pjesë së brendshme dëshmojnë një dizajn të ri të pllakës së kontrollit duke u bazuar tek modeli X3, por edhe te seria e re 7. Konzola qendrore është më e drejtuar nga shoferi, që është një veprim të cilin duhet lavdëruar. BMW nuk ka publikuar detajet teknike, mirëpo duke marrë parasysh se automjeti i vogël sportiv do të ndërtohet në platformën e përpunuar të serisë 3, mund të priten motorë 2.0 me benzinë me 143 KF e 170 KF si dhe 3.0 me 265 KF. Po ashtu mund të priten motorët 2.0 me naftë me 143, 177 i 204 kuaj fuqi. “BMW X1” do të jetë 110 mm më i shkurtër, 60 mm më i ngushtë dhe 140 mm më i ulët sesa “BMW X3”, ndërsa në treg do të paraqitet si alternativë luksoze e konkurrentëve “Tiguan”, “Kuga” e “Rav4”. Premiera zyrtare është paralajmëruar për panairin e automjeteve, i cili mbahet në Frankfurt ndërsa shitjet do të fillojnë në fund të vitit.

4 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›