E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Maincit e do Hyken ne Bundeslige

Trajneri i Maincit ndryshon mendje ne ditet e fundit dhe klasifikon ne planet e tij te ardhshme, edhe mesfushorin e kombetares sone, Jahmir Hyken. Ne te majte te mesfushes jane dy kandidate per te luajtur ne radhet e Mainc '05. Trajneri i Maincit thekson se Elkin Soto dhe Jahmir Hyka duhet te diskutojne nje vend, por nga ana tjeter pas perfundimit te kampionatit, ku Mainci eshte ngjitur ne Bundesligen e pare, trajneri Anderson flet per here te pare pro Hykes, duke i dhene shprese qe ai te mbetet ne kete skuader. - "Te dy keto lojtare jane ne gare per te zene nje vend ne ekipin tone," - thekson trajneri i Mainc '05. - "Eshte e vertete qe kemi kerkuar per te dhene Hyken hua ne nje klub tjeter, ne menyre qe ai te mund te kete mundesi qe te aktivizohet me shume minuta ne fushe. Vendimi nuk ka pasur te beje fare me anen financiare, ne kete aspekt do te shohim ecurine e metejshme te lojtarit shqiptar. Gjate fundit te kampionit e kam pare me elastik dhe me te motivuar, ndaj do te kerkoj qe te qendroje edhe me tej," - thekson Anderson.

Zhirkov-Milan, ka nje pelqim mes paleve

Ne France, sipas "L'Equipe" eshte duke u pergatitur rikthimi i Alis Sisokos, i cili duket nje hap larg Lionit, por edhe Interi i Murinjos kerkon sherbimet e ketij lojtari. Milani qe e prishi kontraten ne menyre te njeanshme kerkon qe te gjeje nje tjeter lojtar cilesor ne krahun e majte. Emri i ri qe del nga klubi i Milanit eshte Juri Zhirkov. Cmimi qe duhet te paguhet per te siguruar kartonin e ketij futbollisti duhet te shkoje nga 12 deri ne 13 milione Euro. Milani shpresonte se do te kishte ne perberje Sisokon, por blerja e tij u anulua, pas kontrolleve mjekesore. Milani pelqen Zhirkov dhe ketij te fundit i pelqen shume Milani. Gjithcka gati? Por eshte ne mes Roman Abramovic, i cili mund te afroje me shume para per klubin rus dhe larg deshires se lojtarit, kartoni i te cilit mbahet nga drejtuesit e CSKA, Zhrikov mund te mos bashkohet me Milanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›