Ronaldo: Jemi ekipi me i mire i grupit
Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, i Mancester Junajtid, theksoi se skuadra e tij eshte me e mira e Grupit 1 ne eliminatoret e zones se Evropes per Kupen e Botes, "Afrika e Jugut 2010". Keshtu sipas Ronaldos, Portugalia ka ende kohe qe ta provoje nje gje te tille. "Ekipi kombetar ashtu si edhe klubet, po kalon momente te veshtira dhe Portugalia kaloi nje periudhe te veshtire, gjate muajve te kaluara. Por kemi qene edhe pa fat", - theksoi Ronaldo nga Obido, nje qyteze qe ndodhet rreth 80 kilometra larg Lisbones, ku po stervitet Portugalia, ne vigjilje te ndeshjes me Shqiperine. Ekipi i Portugalise ndodhen ne vend te trete ne Grupin 1 dhe i duhet te fitoje, per te ecur drejt rruges per ne "Afrika e Jugut 2010". "Lojtaret e Portugalise jane te medhenj dhe ne presion per te fituar, sepse ne e dime qe nese nuk arrijme dot te fitojme, do ta kemi shume te veshtire qe te kualifikohemi ne boteror. Mendoj se ne rast se nuk mundim Shqiperine, do t'i humbim finalet e Kupes se Botes", - shprehet asi i futbollit boteror.